Google Search po feston publikimin e sezonit të dytë të Squid Game me një lojë të re argëtuese.
Kur kërkoni për Squid Game në kompjuterin ose telefonin tuaj, do të shihni ftesën ikonike të serialit të shfaqet në fund të ekranit tuaj.
Prekni atë dhe do të futeni në një version me ekran të plotë të lojës “Drita e kuqe, drita e gjelbër”.
Bëhet e ditur se kjo përvojë interaktive përfshin edhe kolonën zanore të frikshme nga shfaqja, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Kjo lojë e thjeshtë ju lejon të kontrolloni gjashtë personazhe, ashtu si në shfaqje.
Ju duhet t’i çoni ata përpara kur kukulla robotike Younghee nuk po shikon dhe t’i ndaloni kur ajo kthehet.
Nëse kapeni në lëvizje, personazhi juaj eliminohet, por fatmirësisht, versioni i Google është shumë më pak i dhunshëm sesa shfaqja.
Ndryshe, Squid Game u shfaq për herë të parë në vitin 2021, duke u bërë shpejt një fenomen global dhe duke frymëzuar meme, vepra arti dhe lojëra të panumërta
Fansat kanë pritur me padurim sezonin e dytë, i cili më në fund mbërriti më 26 dhjetor 2024.
Ky sezon fillon me fituesin e lojës së kaluar dhe personazhin kryesor i cili përballet me traumën e asaj që përjetoi. /Telegrafi/