Gonçalo Ramos është duke kaluar formën më të mirë në karrierën e tij.
Sulmuesi portugez po shkëlqen me Benfican, por ai pati paraqitje spetakolare edhe në Kampionatin Botëror me Portugalinë.
21-vjeçari duket se po kalon muajt e tij të fundit si futbollist i gjigantit portugez, pasi skuadrat e mëdha janë vënë pas tij.
Sipas asaj që ka raportuar Mundo Deportivo, ylli i ri portugez është në listën e dëshirave të Real Madridit dhe Los Blancos janë duke përcjellë ecurinë e tij.
Reprezentuesi portugez ka zhvilluar 34 ndeshje këtë edicion në të gjitha garat, ku ka realizuar 23 gola dhe ka asistuar në nëntë të tjerë.
Por problemi për transferimin e tij mbetet klauzola e lartë që ka ai me Benfican në kontratën që e ka deri në verën e vitit 2026.
Klauzola e Ramos është 120 milionë euro dhe kjo po konsiderohet si shumë e lartë nga kampioni në fuqi i Spanjës.
Gjithsesi interesim për reprezentuesin portugez kanë shfaqur edhe Bayern Munich, Manchester United dhe PSG. /Telegrafi/