Telegrafi

Gomez ia kushton Maradonas fitoren e Atalantas ndaj Liverpoolit

Sulmuesi argjentinas, Papu Gomez, ia kushtoi fitoren 2-0 të Atalantas ndaj Liverpoolit në Ligën e Kampionëve, legjendës Diego Armando Maradona.

U konfirmua dje (e mërkurë) se Maradona pësoi një sulm në zemër dhe ndërroi jetë në moshën 60-vjeçare.

Mesazhet për të nderuar një nga futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave mbërritën nga çdo vend i botës dhe vërshuan rrjetet sociale.

Lexo po ashtu Reagimi i Kloppit pas humbjes nga Atalanta në Anfield

Sulmuesi i Atalantas, Gomez i shtohet kësaj liste pas fitores mbresëlënëse në Anfield në Ligën e Kampionëve, pasi Josip Ilicic dhe Robin Gosens ndihmuan klubin italian të hakmerret për humbjen e tyre në shtëpi.

“Një gëzim mes kaq shumë trishtimesh … sot do të ishe super krenar për ne, ne ja kushtojmë këtë fitore Dieguitos”.

“Në territorin anglez, Atalanta bëri përsëri histori. AD10S”, ka shkruar Gomez në Instagram. /Telegrafi/