Site icon Telegrafi

Gomes refuzoi Juventusin për Barcelonën

BARCELONA, SPAIN - AUGUST 10: Andre Gomes of FC Barcelona runs with the ball during the Joan Gamper trophy match between FC Barcelona and UC Sampdoria at Camp Nou on August 10, 2016 in Barcelona, Spain. (Photo by Alex Caparros/Getty Images)

Andre Gomes ka refuzuar mundësinë për t’iu bashkuar kampionit të Italisë, Juventus, këtë verë në favor të lëvizjes te Barcelona nga Valencia.

Mesfushori portugez u transferua në Camp Nou në një transferim që kap vlerën e 35 milionë eurove, por që mund të rritet në 55 milionë me shtesat, por drejtori sportiv i Valencias, Jesus Garcia Pitarch ka zbuluar se ata kishin qenë thellë në negociata me Juventusin para lëvizjes së tij në Kataluni.

“Zaza është një lojtar që këtë verë u përpoqëm për të nënshkruar, por nuk mund ta bëmë atë, sepse ardhja e tij varej nga shkuarja e Andre te Juventusi”, ka thënë Pitarch për Plaza Deportiva, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Gomes: Ronaldo më uroi transferimin në Barça

“Andre kërkoi për të shkuar në Barcelonë dhe nuk i dha fund tre shanseve të negociatave me Juventusin, të cilat ishin Lemina, Hernanes dhe Zaza”.

23-vjeçari portugez ka luajtur 17 ndeshje për katalanasit, por ende nuk ka gjetur rrugën e rrjetës. /Telegrafi/

Exit mobile version