Milani ka nisur të punojë intensivisht për ta siguruar kartonin e mesfushorit portugez të Barcelonës, Andre Gomes.
Por bisedimet kanë hasur në një problem, pasi në ‘luftë’ për shërbimet e tij, është futur edhe Liverpooli.
Jurgen Klopp është ai që është futur në mes, duke kërkuar lojtarin.
Sipas mediave italiane, trajneri ka nisur bisedimet me vëllanë e futbollistit, që njëkohësisht është edhe menaxheri i tij.
Gjermani e sheh 24-vjeçarin si zëvendësuesin ideal të Emre Can, i cili pritet të largohet në fund të sezonit.
Liverpool është gati ta blejë përfundimisht kartonin e mesfushorit, gjë që i favorizon më shumë në ‘luftë’ me Milanin.
Klubi italian është i gatshëm ta marr huazim, për ta blerë më vonë.
Gomes ka hasur në vështirësi të madhe prej se është transferuar te Barcelona para dy vitesh./ Telegrafi/