Interi ka etiketuar portierin e ri të Atalantas, Pierluigi Gollinin si zëvendësues të sllovenit Samir Handanovic.
Portieri i tanishëm i Interit, Samir Handanovic është 34 vjeç dhe po i afrohen vitet e muzgut të karrierës së tij.
Megjithatë, drejtuesit e klubit zikaltër thuhet se kanë gjetur në Serie A zëvendësimin e tij.
Sipas mediumit CalcioMercato, portieri i Atalantas, Gollini është subjekt i interesimit të Interit.
Portieri italian shihet si zëvendësim ideal afatgjatë për sllovenin Handanovic.
23-vjeçari aktualisht vlerësohet në 15 milionë euro dhe ky çmim duket i arritshëm dhe jo fortë i lartë nga Interi.
Zyrtarët e klubit Nerrazzuri do ta shohin atë nga afër kur dy klubet të takohen në Serie A të dielën pasdite.
Gollini në të kaluarën ka mbrojtur edhe ngjyrat e Veronas në Serie A dhe Aston Villas në Angli, teksa ka marrë ftesë edhe nga trajneri i Italisë, Roberto Mancini. /Telegrafi/