Telegrafi

Goli i shënuar ndaj Leedsit, Xhaka: Ia premtova gruas për ditëlindjen e 30-të

Futbollisti shqiptar, Granit Xhaka, ka shënuar golin e radhës në Ligën Premier me Arsenal.

Arsenali ndërkohë ka shënuar golin e katërt në ndeshjen e tyre si vendasit ndaj Leeds Unitedit.

Mesfushori nga Kosova shënoi për epërsine 4-1.

Ai së fundmi në një postim të shpërndarë në rrjete sociale, gjegjësisht Instagram, zbuloi se këtë e bëri për gruan e tij, Leonita Lekajn.

Lexo po ashtu Granit Xhaka uron bashkëshorten për ditëlindje: Pas një burri të suksesshëm gjithmonë fshihet një partnere e mrekullueshme

Ajo ditën e djeshme (e premte) festoi ditëlindjen e 30-të dhe ky ishte një gol i premtuar nga Xhaka.

“Ia premtova gruas time një gol për ditëlindjen e 30-të, kështu që duhet ta bëja sot. Urime ditëlindjen”, thuhet në postim.

Duhet theksuar se ky ishte goli i pestë i Xhakës deri tani këtë sezon në Ligën Premier. /Telegrafi/