Barcelona ka përfunduar pjesën e parë ndaj Chelseat me rezultat 2-0 në Ligën e Kampionëve.
Goli i parë u shënua nga Lionel Messi në minutën e dytë e tetë sekonda.
Dhe e gjitha kjo ishte një rekord për yllin e klubit katalunas pasi goli në portën e Bluve ishte më i shpejti në karrierën e tij për Barçën dhe Përfaqësuesen e Argjentinës.
Messi kishte dorë edhe te goli dytë i Ousmane Dembeles, që pas një vrapimi të mirë asistoi te francezi.
30-vjeçari shënoi edhe në ndeshjen e parë në Stamford Bridge.
I dyti më i shpejt ishte me Argjentinën ndaj Nigerisë në vitin 2014 ku Messi kishte shënuar në minutën e dytë dhe 25 sekonda.
Pastaj në vitin 2016 kundër Celtic (2’44”) në vitin 2016 dhe pastaj ndaj Recingut me Barçën në vitin 2010 (2’35”). /Telegrafi/
https://youtu.be/E2nlr4_B6uk?t=5