Telegrafi

Goli i mrekullueshëm i De Bruyne që e vuri në presion të pritjes Liverpoolin

Kevin De Bruyne (Foto: Paul Childs/Pool via Getty Images/Guliver)

Chelsea dhe Manchester City kanë zhvilluar ndeshjen e javës së 31-të të Ligës Premier, e cila mund ta vendosë titullin e kampionit në Angli.

Kjo për faktin se në rast se Citizens nuk fitojnë, atëherë Liverpooli do të shpallet matematikisht kampion.

Blutë ishin të parët që shënuan me anë të Christian Pulisic pas një gabimi të mysafirëve duke nxitur fillimin e festës te Redsat.

(Foto: Julian Finney/Getty Images/Guliver)

Megjithatë, Kevin de Bruyne reagoi me një gol të bukur nga gjuajtja e lirë për ta vënë liderin në presion të pritjes.

Nëse City shënon gol tjetër deri në fund, atëherë festa e Liverpoolit do të shtyhet. /Telegrafi/