Telegrafi

Goli i Icardit zgjidhet si më i miri i javës në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve ka zgjedhur golin e Mauro Icardit ndaj Tottenham Hotspur si më të mirin e javës.

Interi arriti të fitojë ndaj Tottenhamit në ndeshjen e parë të grupeve të Ligës së Kampionëve.

Fitorja e Nerazzurrëve erdhi me rikthim dhe la shije të ëmbël pasi klubi italian kthehej në këtë garë pas gjashtë viteve.

Lexo po ashtu Inter beson dhe fiton, përmbys Tottenhamin në pesë minutat e fundit

Golat në këtë fitore të Interit u shënuan nga kapiteni Icardi për 1-1 dhe Matias Vecino në shtesë për 2-1.

Pikërisht goli me vole i yllit argjentinas Icardi u votua dhe u zgjodh si më i miri i javës në Ligën e Kampionëve.

Icardi arriti të mposht në konkurrencë sulmuesin e Barcelonës, Ousmane Dembele, goli i të cilit ndaj PSV-së mbeti i dyti.

Lexo po ashtu Interi po punon për rinovimin me Icardin, por ka ende mosmarrëveshje për pagën

Në vendin e tretë përfundoi goli i Mariano Diazit të Real Madridit ndaj Romës, ndërsa në pozitën e katërt mbeti goli i Renato Sanches ndaj Benficas.

Përveç golit, u zgjodh edhe lojtari i javës dhe ky çmim shkoi për yllin e Barcelonës, Lionel Messi. /Telegrafi/