Telegrafi

Goli i bukur i Armend Thaqit ndaj Sivassporit

(Foto: Shpend Ahmeti)

Ballkani ka zhvilluar një gjysmë të parë mbresëlënëse ndaj Sivassporit në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Konferencës.

Në fraksionin e parë të sfidës së zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”, kampioni i Kosovës pati raste të shumta shënimi dhe ia doli ta realizonte një gol.

Pas një angazhimi të mirë nga Meriton Korenica, i cili anashkaloi lojtarët kundërshtarë, topi arriti te Armend Thaqi.

Kapiteni i Ballkanit erdhi nga krahu i djathtë dhe goditi me të parën, ndërsa topi u ndal në rrjetë (36’).

Pas golit të shënuar nuk munguan edhe raste tjera për Ballkanin, por mungoi konkretizimi. /Telegrafi/