Arsenali ka gjetur edhe golin e tretë në ndeshjen derbi ndaj Chelseat në kuadër të javës së 15-të në Ligën Premier.
Është anësori anglez, Bukayo Sakah, i cili ka shënuar për epërsinë e Topçinjve 3-0 ndaj Bluve.
Goli i anglezit erdhi në minutën e 56-të të ndeshjes dhe ishte shumë i veçantë.
Saka në tentim për të harkuar për bashkëlojtarët, befasoi portierin Edourd Mendy, duke e lënë ‘fjetur’.
SAKA! ⚽️
What a goal! @BukayoSaka87 chips Edouard Mendy with an incredible effort!
🔴 3-0 🔵 (56)#ARSCHE pic.twitter.com/TlqNJj5bRz
— Arsenal (@Arsenal) December 26, 2020
Trajektoret e tilla të topit sikurse tek ky i Saka rrallëherë shihet në fushat e blerta.
Vlen të theksohet se në pjesën e parë supergol nga goditja e dënimit shënoi edhe mesfushori shqiptar, Granit Xhaka. /Telegrafi/
https://twitter.com/ElForastero1982/status/1342904059368513541