Telegrafi

Goli brilant i Curtis Jones ndaj Evertonit nga një kënd tjetër

(Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

Curtis Jones vazhdon të jetë kryetema e mediave sportive në Angli falë golit fantastik që ia shënoi Evertonit në ndeshjen e Kupës FA.

Duke iu falënderuar golit të 18-vjeçarit në Anfield në minutën e 71-të, Redsat vazhduan në raundin e katërt të kësaj kupe.

Lexo po ashtu Jones: E kam lutur Kloppin që të më inkuadrojë në lojë

Jurgen Klopp inkuadroi një formacion të ri në takimin ndaj rivalit lokal dhe arriti ta mposhtte ekipin e Carlo Ancelottit.

Talenti i Liverpoolit e pranoi topin nga Divock Origi nga jashtë zonës dhe goditi me të djathtë për ta ndalur topin në rrjetin e Jordan Pickfordit.

Një tifoz i pranishëm në Anfield ka mundur ta kapë golin e mrekullueshëm të Jones nga një kënd tjetër dhe e ka shpërndarë në rrjetet sociale. /Telegrafi/