Juventusit iu anulua një gol në ndeshjen kundër Milanit që u besua të ketë qenë i rregullt.
Me këtë rast, gazetarët e kanë kujtuar golin e famshëm të Sulley Muntarit, i cili u anulua përkundër se topi e kishte kaluar vijën fatale.
Dhe për këtë gjë e kanë pyetur trajnerin Massimiliano Allegri se mos ndoshta goli i anuluar i Miralem Pjanicit ishte një hakmarrje për atë gol.
“Dy incidentet janë krejtësisht të ndryshme, ndërsa kanë kaluar shumë vite. Gjëra të këtilla mund të ndodhin, janë pjesë e lojës”.
“Kjo humbje nuk duhet të na shkaktojë telashe. E kontrolluam ndeshjen dhe patëm shumë goditje drejt portës, duke arritur zonën e penaltisë me lëvizje të mira të skuadrës”, ka theksuar Allegri. /Telegrafi/