Është padyshim reperi më aktiv shqiptar, si me këngë e klipe poashtu edhe me koncerte.
Ndonëse në muaj të dimrit, ku shumica e kolegëve të tij nuk numërojnë shumë koncerte, për Arianin kjo nuk paraqet problem.
Madje reperi është pothuajse cdo të dytën natë afër publikut të tij me mbrëmje muzikore. E i tillë do të jetë edhe ky muaj, nëse shikoni në faqen zyrtare nëw Instagram të Goldit, mund të shihni se muaji shkurt është goxha i ngarkuar për të. E menjëherë pas tij mund të përmendet këngëtari Ermal Fejzullahu i cili poashtu është shumë aktiv me mbrëmje muzikore.
Gold Ag para disa ditësh solli këngën e tij ‘Botë kalimtare’, e cila u mirëprit nga publiku, por menjëherë pas kësaj kënge, reperi preshevar do të vijë me një bashkëpunim me Shyhrete Behlulin./Telegrafi/