Për vetëm 150 euro në Kosovë mund të pajiseni me “Golf 3”.
Me këtë çmim këso veture mund të blihet në komunën e Podujevës, që udhëhiqet nga kryetari Agim Veliu, transmeton ORAinfo.
Kjo Komunë sot ka hapur ankandin publik për shitjen e tetë automjeteve.
Për tetë automjetet kjo Komunë ka vendosur çmimin total fillestar prej vetëm 1920 euro, përderisa në tregun e automjeteve me këtë shumë mund të blihet vetëm një veturë e markës “Golf 3”.
Çmimi i veturës më të shtrenjtë në këtë ankand publik është vendosur të jetë prej 350 eurove.
Ankandi publik i hapur nga Komuna e Podujevës për shitjen e automjeteve do të mbahet më 6 maj të këtij viti.