Telegrafi

Golden Eagle Ylli mposhti Ponten dhe fitoi medaljen e bronztë

Golden Eagle Ylli është fitues i parë i medaljes së bronztë në Kupën e Kosovës në basketboll, pasi triumfoi ndaj Ponte Prizrenit në ndeshjen për vendin e tretë.

Skuadra nga Suhareka ishte më e mirë që nga fillimi i ndeshjes, ndërsa pas dy çerekëve të parë, rezultati ishte 41-29.

Kur përfundoi ndeshja, skuadra e Yllit kishte epërsi bindëse prej 91-67, kundrejt ekipit nga Prizreni.

Në kuadër të Final 8 të Kupës së Kosovës që është duke u zhvilluar në Rahovec, Golden Eagle Ylli në gjysmëfinale pësoi humbje nga Z Mobile Prishtina të premten, në ndeshjen që përfundoi me rezultat 83-77.

Nga ana tjetër, Ponte Prizreni pësoi humbje nga nikoqiri Rahoveci (84-77) në një takim, të cilin në palestër e përcollën rreth 2.500 shikues.

Tashmë kur është vendosur fituesi i vendit të tretë – Golden Eagle Ylli, ka mbetur të caktohet fituesi i Kupës dhe vendi i dytë.

Finalja e madhe në konkurrencën e meshkujve do të zhvillohet të dielën me fillim në ora 17:00 ndërmjet Z Mobile Prishtina dhe Rahoveci.

Ndërsa më herët (14:00) do të zhvillohet ndeshja në konkurrencën e fermave, ndërmjet Penzës dhe Prishtinës. /Telegrafi/