Reperi i njohur nga Presheva, Gold AG, vazhdon të jetë shumë i pëlqyer nga publiku dhe njëherësh mjaft i komentuar.
Ai ka qenë së fundmi i ftuar në emisionin ‘Glamour Zone’, ku mes shumë gjërash ka sqaruar edhe marrëdhënien me kolegun e tij, Noizyn.
Kjo pasi dikur ishin miq të mirë, madje bashkëpunuan edhe për një këngë, por që më pas marrëdhënia e tyre u kris e që nuk munguan as me deklarata të forta kundrejt njëri-tjetrit.
I pyetur se çfarë marrëdhënie ka sot me Noizyn, Arian Agushi (emri i vërtetë) deklaron se nuk do ta ketë asnjëherë armik pavarësisht asaj që ka ndodhur.
“Nuk jemi takuar prej një kohe të gjatë. Inatin nuk ia kam, dhe nuk ia kam patur. Kemi patur një mosmarrëveshje, nga të dyja palët, edhe faji im edhe faji i tij. Ndoshta shejtani na bëri të dy zi, sepse s’kemi patur as ara dhe as livadhe për të ndarë. Ka qenë një budallallëk dhe vazhdoj ta respektoj. Madje edhe kur ka patur një problem në Prishtinë, edhe pas zënkës sonë më ka ardhur keq. Sa herë i kam shkuar në shtëpi dhe i kam ngrënë bukën, dhe sa herë e kam pritur në Prishtinë, këto nuk ia harroj kurrë, ndaj dhe s’do ta kem asnjëherë armik’, thekson reperi.
Projekti i përbashkët i Noizyt dhe Gold AG mban titullin “Çka i bonet vetes”, i lansuar shumë vite më parë. /Telegrafi/