Reperi Gold Ag e ka postuar një fotografi në rrjetet sociale ku shihet nën shoqërinë e Rexhep Selimit, njofton Klan Kosova.
Këngëtari me sa duket i është bashkuar për disa orë protestës së Opozitës të cilët edhe kanë vendosur tenda përballë Qeverisë së Kosovës, transmeton Telegrafi.
“Në protestë me Rexhep Selimin” ka shkruajtur Ariani.
Telegrafi ka siguruar edhe një video interesante ku reperi shihet teksa i përshëndet policët dhe bisedon me ta. /Telegrafi/