Telegrafi

Gold AG nuk i trembet syri nga pretendimet e autoriteteve serbe, shfaqet me veshje kombëtare në Instagram (Foto)

Reperi i njohur Gold AG pak ditë më parë publikoi projektin e ri muzikor me titull “Medvegja”, këngë e cila u prit mirë nga fansat.

Kjo këngë e cila promovon qytetin e Medvegjës, ka ngjallur reagime edhe te autoritet serbe, të cilat e quajtën provokim, dhe kërkuan hetim mbi projektin.

Gold AG duket se nuk ka qenë fare i brengosur rreth kësaj çështje duke qëndruar indiferent sa i përket deklarate.

Mirëpo ai publikoi një fotografi në llogarinë personale në Instagram, ku shfaqet i veshur me veshje kombëtare.

“Shqiptari i vjetër në kohën e re”, ka shkruar ai në mbishkrimin e fotografisë, me çka ka bërë të qartë edhe mesazhin e tij.

Me këtë ai ka bërë të ditur se nuk ndjehet fare “i frikësuar” nga autoritet serbe, të cilat mesa duket kanë vënë në pikësynim projektin e ri të tij, i cili mesa duket nuk iu ka pëlqyer aspak. /Telegrafi/