Reperi i njohur Gold AG e ka shfaqur shpesh hapur patriotizmin e tij nëpër këngë.
Me prejardhje është nga Presheva, por është rritur në Prishtinë, dhe u ka kënduar gati të gjitha trevave shqiptare nëpër këngët e tij.
Reperi është mjaft aktiv edhe në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me fansat imazhe të ndryshme nga përditshmëria e tij.
Së fundmi ai ka publikuar një fotografi në InstaStory nga Prekazi, teksa në mbishkrimin e fotografisë, ka shkruar fjalë të mëdha për Drenicën.
“Drenicë ti e meriton çdo të mirë, ta kemi borxh dashurinë dhe respektin” (sic.), ka shkruar ai në mbishkrimin e imazhit.
Një gjë të tillë e kishte bërë ditë më parë edhe këngëtarja Leonora Jakupi, me çka artistët po konfirmojnë se janë pro ndërtimit të stadiumit në Drenicë. /Telegrafi/