Telegrafi

Gold AG dhe Blero i gëzohen super golit të Granit Xhakës

Ka përfunduar ndeshja mes Arsenalit dhe Milanit.

Mesfushori shqiptar Granit Xhaka ka shënuar një gol fantastik në minutën e 72-të, me çka i ka dhënë epërsi ekipit në të cilin luan.

Xhaka goditi fuqishëm nga distanca për të shënuar pasi goditjen e tij nuk arriti ta ndal Donnarumma.

Këtij goli i janë gëzuar edhe këngëtarët nga estrada.

Ka qenë këngëtari Blero, ai i cili ndau me fansat disa imazhe të golit në InstaStory, nga ku duket se ka ngelur i mahnitur.

Ndërkohë, reperi Gold AG shpërndau në Facebook videon e super golit, në mbishkrimin e së cilës ka shkruar “Super Xhaka”.

Futbollisti shqiptar Granit Xhaka ka bërë krenarë sot të gjithë shqiptarët me performancën e tij. /Telegrafi/