Rep- artisti Gold AG dhe këngëtarja Albina Kelmendi duket se kanë bashkuar forcat e tyre për të sjellë një projekt muzikor.
Një gjë e tillë është bërë e ditur përmes rrjetit social Instagram, ku reperi kishte bërë të ditur lansimin e këngës.
“Prishtina” titullohet projekti i tyre, i cili do të publikohet me 11 qershor (e enjte) në orën 14:00.
Gold AG, emri i vërtetë i të cilit është Arian Agushi, është shfaqur në imazh me një veshje elegante, teksa në mënyrë të njëjtë është veshur edhe Albina.
Pas këtij paralajmërimi, në po të njëjtin postim pati shumë komente pozitive nga fansat e dyshes.
Ndërkaq, “Shkronjat e arta” mbetet projekti i fundit nga reperi me prejardhje nga Presheva, ndërsa këngëtarja sapo ka lansuar ripërpunimin këngës “Hajredin Pasha”. /Telegrafi/