Telegrafi

Gold AG bën homazhe te varri i babait: Them faleminderit Zot, që unë jam djali jot babë (Foto)

Reperi i njohur Gold AG është një ndër emrat më të pëlqyer nga publiku shqiptar.

Ai numëron me mijëra fansa, shumica e të cilëve janë ndjekës të rregullt të tij në rrjetet sociale.

Gold AG preferon që shpesh të ndajë me fansat imazhe të ndryshme nga jeta e tij, ndërsa jo rrallë herë ka publikuar edhe ndonjë dedikim për njerëzit e tij të dashur.

Lexo po ashtu Dëshira e plotësuar e Ukës së vogël para se t’i nënshtrohet operimit nga leukemia: Një takim me Gold AG-në (Foto)

Së fundmi, reperi nga Presheva, ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram, përmes së cilës ka treguar se ka bërë homazhe te varri i babait të tij të ndjerë.

Në fotografi, ai shfaqet pranë memorialit të babait të tij, ndërsa shkruan në mbishkrimin e fotografisë: “Them faleminderit Zot , që unë jam djali jot BABË”.

Ndryshe, Gold AG ka treguar gjithnjë se e ka humbur shumë i ri të atin, ndërsa është rritur vetëm me nënën e tij. /Telegrafi/