Reperi i njohur Gold AG është një ndër emrat më të pëlqyer nga publiku shqiptar.
Ai numëron me mijëra fansa, shumica e të cilëve janë ndjekës të rregullt të tij në rrjetet sociale.
Gold AG preferon që shpesh të ndajë me fansat imazhe të ndryshme nga jeta e tij, ndërsa jo rrallë herë ka publikuar edhe ndonjë dedikim për njerëzit e tij të dashur.
Së fundmi, reperi nga Presheva, ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram, përmes së cilës ka treguar se ka bërë homazhe te varri i babait të tij të ndjerë.
Në fotografi, ai shfaqet pranë memorialit të babait të tij, ndërsa shkruan në mbishkrimin e fotografisë: “Them faleminderit Zot , që unë jam djali jot BABË”.
Ndryshe, Gold AG ka treguar gjithnjë se e ka humbur shumë i ri të atin, ndërsa është rritur vetëm me nënën e tij. /Telegrafi/