Telegrafi

Golat më të bukur që janë shënuar në Ligën e Evropës nga gjuajtjet e lira, Xhaka me ‘një raketë’ në mesin e më të mirëve

Liga e Kampionëve padyshim që është gara më e madhe evropiane për klube, por edhe në Ligën e Evropës po marrin pjesë skuadra të mëdha dhe futbollistë të jashtëzakonshëm.

Faqja zyrtare e Ligës së Evropës në Twitter ka publikuar disa nga golat më të bukur që janë shënuar në këtë garë.

Fjala është për golat që janë realizuar nga goditjet e dënimit dhe pjesë bën edhe ylli shqiptar Granit Xhaka.

Një nga golat më të mirë padyshim që është ai i legjendës holandeze Pierre van Hooijdonk që shënoi nga gjuajtja e lirë në finalen e madhe ndaj Borussia Dortmund.

Granit Xhaka futet në këtë garë me një gol të çmendur të shënuar vite më parë sa ishte pjesë e klubit gjerman Borussia Moenchegladbach.

Prishtinasi goditi fuqishëm nga gjuajtja e lirë duke shënuar me ndihmën e shtyllës për të ngritur në këmbë gjithë të pranishmit në stadium.

Gjithsesi në këtë listë bëjnë pjesë edhe emra të mëdhenj si Orcas Cardozo, Nicolas Pepe, Andrea Pirlo, Max Gardel, Marcus Rashford e të tjerë. /Telegrafi/