Site icon Telegrafi

Golashënuesit më të mirë në vitin 2017, Kane në një rang me Messin dhe Ronaldon (Foto)

Vëmendja kryesore në futboll është te sulmuesit të cilët janë më të pëlqyerit edhe nga tifozët.

Çmimet për kartonët e tyre vazhdojnë të jenë në rritje, pasi ata janë më vendimtarët.

Në viti 2017, lojtari që ka shënuar më së shumti gola është Lionel Messi që në 38 ndeshje ka gjetur portën hiq më pak se 39 herë, me një mesatare, prej 1.02 gola për ndeshje.

Pas tij me 34 gola në po aq ndeshje vjen Cavani.

I treti është Robert Lewandowski që ka shënuar 30 gola në 29 ndeshje, por me një mesatare më të mirë se Messi, me 1.03 gola për ndeshje.

I katërti është Cristiano Ronaldo me 29 gola në 30 ndeshje, me një mesatare prej 0.96 gola për ndeshje.

I fundit në listë është Harry Kane që ka shënuar 29 gola dhe këtë e ka bërë në 27 ndeshje.

Mesatarja e tij është më e mira në Evropë me 1.07 gola për ndeshje. /Telegrafi/

Exit mobile version