Telegrafi

Golashënuesit më të mirë në histori të PSG-së: Mbappe po e ndjek Cavanin

(Foto: FCBN)

Paris Saint-Germaini ka një histori relativisht të shkurtër, pasi është themeluar në vitin 1970.

Mirëpo, kjo nuk e ka penguar për t’u bërë klubi më i suksesshëm francez në histori, pasi kanë pasur një dominim të jashtëzakonshëm prej se u mor përsipër nga pasanikët e Katarit në vitin 2011.

Në këtë artikull sjellim emrat e futbollistëve që e kanë shkruar emrin e tyre në listën e golashënuesve më të mirë në histori të klubit.

(Foto: Eurosport)

Është sulmuesi uruguaian, Edinson Cavani, i cili e kryeson listën me 200 gola të realizuar. Ai ndiqet nga 23-vjeçari Kylian Mbappe, i cili tashmë e ka prekur shifrën prej 196 golash dhe është rrugës për ta marrë pozitën e parë.

Veterani i sulmit, Zlatan Ibrahimovic, është i treti në renditje me 156 gola të shënuar në 180 ndeshje të zhvilluara, me një mesatare prej një goli në çdo 97 minuta.

Në vijim lista me golashënuesit më të mirë në histori të PSG-së:

Vendi Lotari Gola Ndeshje Vite
1 Edinson Cavani 200 301 2013-2020
2 Kylian Mbappe 196 241 2017-…
3 Zlatan Ibrahimovic 156 180 2012-2016
4 Neymar 116 168 2017-…
5 Pauleta 109 211 2003-2008
6 Dominique Rocheteau 100 255 1980-1987
7 Angel Di Maria 93 295 2015-2022
8 Safet Susic 85 344 1982-1991
9 Rai 74 217 1993-1998
10 Guillaume Hoarau 57 161 2008-2013
11 George Weah 55 138 1992-1995
12 Nene 48 112 2010-2013
13 Lucas Moura 46 229 2012-2018
14 Javier Pastore 45 269 2011-2018
15 David Ginola 44 158 1991-1995
16 Mauro Icardi 38 92 2019-22
17 Marquinhos 38 387 2013-…
=17 Pegguy Luyindula 37 180 2007-2013
19 Patrice Loko 36 114 1995-1998
20 Ezequiel Lavezzi 35 161 2012-2016

/Telegrafi/