Cristiano Ronaldo e ka shënuar golin e vitit në takimin ndaj Juventusit.
Superylli portugez pas një gabimi të Chiellinit nuk arriti që të shënonte, megjithatë, në aksion e sipër bëri një lëvizje të mrekullueshme.
Ai me një gërshërë pas një krosimi të ulët arriti që të fotografojë portierin Gianluigi Buffon në minutën e 64.
Vetëm dy minuta më vonë me kartonin e dytë të verdhë u ndëshkua Paulo Dybala i cili u përshëndet nga ky takim.
Juventusi tash ka mission shumë të vështirë që të realizojë një rezultat pozitiv nga ky duel mjaft i vështirë për Bianconerët.
/Telegrafi/
https://twitter.com/JamzLdnKmt/status/981262308566544385