Site icon Telegrafi

Gokhan Gonul prezantohet te Besiktasi

Besiktas ka përforcuar krahun e djathtë të mbrojtjes.

Gokhan Gonul ka braktisur radhët e Fenerbahçes pas nëntë vitesh për të nënshkruar me rivalin lokal.

Mbrojtësi 31-vjeçar i kishte mbaruar këtë verë kontrata me Fenerin, dhe kjo e fundit nuk ka dashur të zgjas bashkëpunimin me lojtarin, transmeton Telegrafi.

Gonul te kampionët turk do të marrë për katër vite qëndrimi rreth 6.5 milionë euro.

Kujtojmë se për futbollistin kishin shprehur interesim edhe shumë klube evropiane. /Telegrafi/

Exit mobile version