Oleksandr Usyk ka arritur të fitoj një tjetër përballje me boksierin britanik Anthony Joshua.
Boksieri ukrainas ka mposhtur britanikun në Arabinë Saudite në një ndeshje që zgjati hiq më pak se 12 raunde.
Kjo ishte përballja e dytë e dy boksierëve të peshave të rënda mes mete dhe në të dyja rastet triumfoi ukrainasi që ka mbrojtur titujt e kampionit në WBA, IBF, WBO dhe IBO.
Ka qenë një duel shumë i fortë nga dy boksierët, të cilët qëndruan në ring për 12 raunde dhe nuk u rrëzuan asnjëri në tokë.
Si Usyk ashtu edhe Joshua dhuruan goditje të fuqishme njëri tjetrit, por të dy mbajtën ekuilibrin duke qëndruar pa u rrëzuar dhe në fund ukrainase e fitoi takimin.
Televizioni DAZN ka përmbledhur një video me momentet më të mira nga kjo përballje, që nga raundi i parë deri në atë të 12. /Telegrafi/