Telegrafi

Kameramani që e goditi CR7 bëhet viral, por është në gjendje të mirë shëndetësore

Al Nassr ka marrë fitoren e radhës në elitën e futbollit arab, teksa ka mposhtur Al Raed në udhëtim me rezultat 1-3.

Sadio Mane, Anderson Talisca dhe Cristiano Ronaldo kanë qenë autorët e tre golave për skuadrën arabe që po vazhdon garën për titullin e kampionit.

Megjithatë ajo që është bërë virale nga kjo ndeshje është një gjuajtje e lirë e ekzekutuar nga Cristiano Ronaldo, por kësaj radhe që nuk përfundoi në gol.

Videot e bëra nga tifozët kanë sjellë pamjet se si kameramani që qëndronte pas portave ka pësuar një goditje të tmerrshme nga CR7. Ylli portugez ekzekutoi një gjuajtje të lirë të fuqishme, por topi përfundoi në kokën e një kameramani.

Pas kësaj ngjarje shumë tifozë pyetën për gjendjen e kameramanit, por nuk kaloi shumë dhe llogaria në ‘X’, RiyadhToday, tregoi që ai është në gjendje të mirë shëndetësore duke e publikuar një fotografi të tij. /Telegrafi/