Telegrafi

Goditi me sende të forta në kokë një person në Korçë, arrestohet 18-vjeçari

Një 34-vjeçar në Korçë ka kërkuar ndihmë mjekësore në spitalin e Korçës mëngjesin e kësaj të enjteje, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta u godit me sende të forta në kokë nga një 18 vjeçar.

Menjëherë pas ngjarjes, u bë kapja e autorit të dyshuar të ngjarjes dhe shoqërimi i tij në ambientet e komisariatit të policisë së Korçës.

Njoftimi i policisë

Më datë 24.08.2023, rreth orës 03:05, në spitalin e Korçës, ka shkuar për mjekim shtetasi D. K., 34 vjeç, banues në Korçë, i cili dyshohet se në lagjen nr. 15, Korçë, në ambientin e një lokali, ku 34-vjeçari ishte i shoqëruar me vëllain e tij, gjatë një konflikti për motive të dobëta, me shtetasin F. B., 18 vjeç, është dëmtuar me sende të forta në kokë.

Falë reagimit të shpejtë, menjëherë pas ngjarjes, u bë kapja e autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit F. B., i cili ndodhet i shoqëruar në ambientin e Komisariatit të Policisë Korçë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Shtetasi D. K., ndodhet në spital në kujdesin intensiv të mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. /Telegrafi/