Telegrafi

I goditi qëllimisht me veturë dy persona dhe njërin tentoi ta godiste me kaçavidë, policia jep detaje nga rasti në Lipjan

Policia e Kosovës ka dhënë detaje mbi aksidentin që ka ndodhur ditën e hënë në Lipjan, ku një person kishte goditur qëllimisht me veturë dy persona.

Policia bën të ditur se i dyshuari pasi ka goditur me veturë dy persona, njërin ka tentuar ta godas edhe me kaçavidë, transmeton Telegrafi.

“Lipjan 19.02.2024-15:42. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti me veturën e tij ka goditur qëllimisht dy viktimat meshkuj kosovarë, e më pas i dyshuari ka dalë nga vetura me një kaçavidë në dorë dhe ka tentuar të godas njërin nga viktimat e shtrirë në tokë. Një nga zyrtarët policor, gjatë ndërhyrjes ka shtënë në ajër dy herë me armë zyrtare, kështu që situata është futur në kontroll”, bëhet e ditur në njoftimin e policisë.

Lexo po ashtu Vetura godet dy këmbësorë në Lipjan, zyrtari policor detyrohet të përdorë edhe armën

Më tej, policia thekson se viktimat janë dërguar në QKUK- për tretman mjekësor, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Telegrafi/