Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Prishtinë, pasi që i njëjti para disa ditësh kishte goditur me veturë një polic.
Rasti kishte ndodhur më datën 1 shkurt, rreth orës 19:20.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti me veturën në lëvizje e ka goditur viktimën mashkull pjesëtari PK-së dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Viktima ka pranuar tretman mjekësor në QKUK”, thuhet në njoftim.
Policia bën të ditur se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/