Telegrafi

Goditet me thikë një person në Prishtinë

Foto: Ilustrim

Një person është sulmuar me armë të ftohtë (thikë), nga një person tjetër.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 22:00, në Prishtinë.

Siç thuhet në raport, viktima është dërguar për tretman mjekësor dhe më pas është liruar.

“Ankuesi mashkull kosovar raporton se është sulmuar fizikisht me armë të ftohtë (thikë) nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor dhe më pas është liruar. Nuk raportohet për të arrestuar”, thuhet në raport. /Telegrafi/