Telegrafi

Goditet një këmbësore në Gjilan

Foto: Arkiv

Një veturë ka goditur një këmbësore ditën e premte në Gjilan.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Esat Berisha”, rreth orës 13:10.

“Një i dyshuar i panjohur deri sa ishte duke drejtuar veturën e tij nga pakujdesia e godet viktimën femër kosovare- këmbësore (e mitur) dhe largohet në drejtim të panjohur. Viktima është dërguar për tretman mjekësor dhe më pas është liruar në shtëpi”, njofton Policia. /Telegrafi/