Një person përderisa ishte duke lëvizur me veturë ka goditur një këmbësor.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 16:30 në rrugën “Komandat Kumanova”, në Lipjan.
Siç thuhet në njoftim, viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.
“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar përderisa ishte duke lëvizur me veture ka goditur këmbësorin-viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/