Telegrafi

Goditet grupi kriminal që dyshohet për fajde në Prishtinë e Pejë, arrestohen tre persona

Foto: Arkiv

Policia ka zhvilluar një operacion në Prishtinë e Pejë, në të cilën janë arrestuar tre persona.

Ata dyshohet se janë të përfshirë në veprimtari kriminale të fajdeve.

PK-ja bën të ditur se ky operacion vjen si rezultat i angazhimeve të pandërprera dhe hetimeve intensive nga hetuesit policorë të drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar.

“Si rezultat i angazhimeve të pandërprera dhe hetimeve intensive nga hetuesit policorë të Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar, të asistuar nga njësitet relevante policore, sot në rajonin e Pejës dhe Prishtinës është duke u realizuar një operacion i gjerë policor”.

“Ky operacion policor, i cili po realizohet në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, deri më tani ka rezultuar me arrestimin e tre personave të dyshuar të cilët dyshohet se janë të përfshirë në veprimtari kriminale të fajdeve”, thuhet në njoftim.

Më tej, policia bëri të ditur se aksioni po vazhdon dhe se do të ketë informata shtesë lidhur me zhvillimet e operacionit dhe rezultatet./Telegrafi/