Telegrafi

Godin ka kryer në fshehtësi testet mjekësore dhe ka nënshkruar para-kontratë me Interin?

Diego Godin (Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

Mbrojtësi i Atletico Madridit, Diego Godin, thuhet se ka kaluar në fshehtësi testet mjekësore përpara transferimit të tij si lojtar i lirë në Inter këtë verë.

Në fillim të muajit filloi të përfolët për një transferim të Godinit te Interi dhe tani kjo sagë ka filluar të marrë formë.

Sipas mediumit italian Sky Sport Italia, Godin tashmë ka filluar procesin formal të nënshkrimit për Interin.

Lexo po ashtu Marotta: Godin dëshiron t'i bashkohet Interit

Ky medium shpjegon se Atletico dështoi në përpjekjen e fundit për të bindur mbrojtësit 32-vjeçar të zgjas kontratën.

Godin është njëri nga mbrojtësit më të mirë në botë viteve të fundit (Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

Kështu, uruguaiani Godin thuhet se ka nënshkruar para-kontratë me Interin dhe do të bëhet Nerazzurr nga data 1 korrik.

Godi mendohet se nënshkruar me Interin kontratë të vlefshme për dy vite, pra deri në vitin fund të qershorit të vitit 2021.

Lexo po ashtu Skriniar: Jam afër rinovimit të kontratës, Godin do na bëj më të fortë

Mbrojtësi uruguaian pritet ta ketë opsionin edhe për një vit të tretë dhe të fitojë deri në gjashtë milionë euro në sezon, përfshirë bonuset.

Përveç Godin, Interi mendohet se ka goditur edhe me arritjen e marrëveshjes për portugezin Cedric Soares të Southamptonit, i cili do vijë në janar si huazim. /Telegrafi/