Një person është goditur me thikë nga një person tjetër, i cili po ashtu është i lënduar.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 16:22, në Podujevë.
Siç thuhet në raport, të lënduarit janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa janë konfiskuar dy thika, njëra prej tyre dyshohet së është përdorë në rast.
“Viktima mashkull kosovar dyshohet se është goditur me thikë nga i dyshuari mashkull kosovar i cili po ashtu është i lënduar nuk dihet a është nga thika apo nga sulmi fizik. Të lënduarit janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Janë konfiskuar dy thika, njëra prej tyre dyshohet se është përdorë në rast. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit është liruar”, thuhet në raport. /Telegrafi/