Telegrafi

Godet një mashkull me mjet të mprehtë në stomak, arrestohet një femër në Gjilan

Policia e Kosovës njofton se në Gjilan më datë 08.10.2019, në orën 08:30, është arrestuar e dyshuara femër K/Shqiptare e cila me një mjet të mprehtë e ka goditur në stomak viktimën mashkull K/Shqiptar.

Sipas raportit policor viktima si pasojë e rastit ka pësuar lëndime dhe ka marrë tretman mjekësor.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje./Telegrafi/