Mbrojtësi i Arsenalit, Hector Bellerin ka bërë shaka me ekipin anglez West Brom dhe ish-menaxherin e tyre Tony Pulis në Twitter pasi ai ka përgëzuar Serge Gnabry, i cili fitoi çmimin e Lojtarit të Sezonit të Bayern Munichut .
Ish-trajneri, Pulis, kishte deklaruar me plot zell se gjermani Gnabry nuk ishte “në nivelin e kërkuar” për të luajtur për WBA-në pasi u bashkua me huazim nga Arsenali në verën e vitit 2015.
Gnabry luajti vetëm tre herë gjatë asaj periudhe te WBA-ja nga stoli në Ligën Premier dhe dy herë tjera nga fillimi në Carabao Cup – para se ta dërgohej nga Pulis për të stërvitur me ekipin e të rinjve.
Kjo lëvizje e dështuar e huazimit kishte bindur Gnabryn se ai kishte nevojë për të lënë Anglinë në mënyrë që të përparoj në karrierë dhe përfundoi një lëvizje në Werder Bremen në fund të sezonit.
Ai impresionoi menjëherë, duke shënuar 11 gola dhe duke tërhequr interesim të madh nga Bayern Munich, i cili e nënshkroi atë pas përfundimit të sezonit.
Te gjigantët e Bundesligës nuk luajti në sezonin e parë pasi u huazua tek Hoffenheim , ku ai përsëri gëzoi sukses, duke shënuar 10 gola dhe duke shtuar shtatë asistime.
Gnabry u kthye në Bayern verën e kaluar dhe në sezonin e tij të parë me klubin, shënoi 13 herë dhe dha nëntë asistime, duke ndihmuar bavarezët ta fitojnë dy trofe, ligën dhe DFB-Pokal.
🔴⚪ Your 2018/19 #FCBayern Player of the Season is…@SergeGnabry 👨🍳👏#MiaSanMia #packmas pic.twitter.com/ftmPhTv9SI
— FC Bayern Munich (@FCBayernEN) June 21, 2019
23-vjeçari gjithashtu fitoi çmimin e lojtarit të sezonit te sezonit dhe ish-shoku i ekipit te Arsenali, Bellerin, i dërgoi urimet e tij në mediat sociale, duke ironizuar gjithashtu me WBA-në dhe trajnerin Pulis.
“Jo mjaftueshëm i mirë për të luajtur për West Brom. Urime vëllai im, gjithmonë e dija se ju jeni më i miri”, ka shkruar Bellerin. /Telegrafi/
Not good enough to play for West Brom though🙄🙄 Congrats my bro I always knew you were the best 🌟@SergeGnabry https://t.co/dTYrcPjRay
— Héctor Bellerín (@HectorBellerin) June 22, 2019