Telegrafi

‘Globe Soccer Awards 2021’: Lewandowski humb përballë Mbappe – të gjithë fituesit në ceremoninë e Dubait

(Foto: Marca)

Një tjetër ceremoni zhgënjyese për Robert Lewandowskin, i cili pas humbjes në garën për Topin e Artë kundrejt Lionel Messit, po ashtu nuk e ka fituar çmimin e lojtarit të vitit në Globe Soccer Awards.

Ishte pritur që evenimenti i mbajtur në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe ‘ta korrigjonte’ atë që shumë menduan se ishte një padrejtësi nga France Football duke pasur parasysh vitin fantastik që e pati sulmuesi i Bayern Munichut gjatë 2021.

Mirëpo, ishte anësori i Paris Saint-Germainit, Kylian Mbappe, lojtari që e fitoi çmimin e më të mirit, përkundër se ishte prapa polakut sa u përket arritjeve dhe performancës.

Lista e plotë e fituesve:

Futbollisti i Vitit – Kylian Mbappe

Lojtari i preferuar i tifozëve – Robert Lewandowski

Çmimi Maradona – Robert Lewandowski

Golashënuesi i mirë i të gjitha kohërave – Cristiano Ronaldo

Përfaqësuesja e më e mirë e vitit – Italia

Agjenti më i mirë i vitit – Federico Pastorello

Drejtori më i mirë sportiv i vitit – Txiki Begiristain

Klubi më i mirë i vitit (meshkujt) – Chelsea

Mbrojtësi më i mirë i vitit – Leonardo Bonucci

Portieri më i mirë i vitit – Gianluigi Donnarumma

Klubi më i mirë i vitit (femrat) – Barcelona

Futbollistja e Vitit – Alexia Putellas

Çmimi i inovacionit – Serie A

Lojtari më i mirë i vitit në eSports – Msdossary7

Akademia më e mirë e të rinjve në Afrikë – ZED FC

/Telegrafi/