Site icon Telegrafi

Global Entrepreneurship Week (GEW) – gati për të filluar!

Duke filluar në mëngjesin e së hënës e deri në mbrëmjen e së dielës (17-23 nëntor), në gjithë Kosovën do të jenë dhjetëra mundësi për “zhytje” në botën e ndërmarrësisë. Organizatorët rekomandojmë që t’i përzgjidhni të paktën tri aktivitete, t’i rrumbullakoni ato në kalendar dhe të nisni këtë aventurë.

Global Entrepreneurship Week vjen në Kosovë për herën e dytë radhazi, mirëpo për herë të parë nën patronatin e presidentes së Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga. Këtë vit, bashkë me 150 shtete nga e mbarë bota, ndodh bashkimi i shpërndarjes së frymës së ndërmarrësisë.

Innovation Centre Kosovo (ICK), bashkë me 30 partnerë e mbështetës të shkëlqyer e bujarë, ka planifikuar një javë të ngjeshur me 31 aktivitete, të cilat do të ofrojnë mundësi të jashtëzakonshme të të mësuarit dhe mundësi rrjetëzimi për sipërmarrës të sektorëve të ndryshëm.

Ngjarjet e GEW shërbejnë për t’u informuar në lidhje me zhvillimet e fundit inovative dhe janë vendi më i përshtatshëm nëse keni ndonjë ide biznesi. Gjatë kësaj jave, akterët kryesorë të ndërmarrësisë në Kosovë do të mblidhen në një vend.

Secili ka mundësi të merr pjesë në seminare nga ekspertë të ndryshëm, trajnime profesionale, të takojë investitorë, të jetë pjesë e drekave me vlerë, të dëgjojë prezantime frymëzuese dhe të ketë mundësinë të ulet në tryeza të rrumbullakëta me njerëz të çmuar – përfshirë edhe ndërmarrësit më të suksesshëm shqiptaro-amerikanë. Dhe, e gjithë kjo është falas.

Bashkohuni me ne! Ju kurrë nuk mund ta dini kur një mollë mund të ju bie mbi kokën tuaj! Kjo është motoja e organizatorit.

Për më shumë informata, vizitoni kv.gew.co.

Exit mobile version