Telegrafi

Glik rreth të ardhmes: “Unë te Juve?” Kurrë, jam tifoz i Torinos

Mbrojtësi i Monacos, Kamil Glik, ka folur për TuttoSport rreth kalimit te skuadra franceze dhe të ardhmen e tij.

Ish-kapiteni i Torinos ka thënë se kurrë nuk do pranonte kalimin te Juventusit, pasi është tifoz i Toros.

Lexo po ashtu Lojtarët që ndërruan klub pas paraqitjeve të mira në Euro 2016 (Foto)

“Monaco lëvizi shpejt gjatë verë së kaluar, por edhe gjatë Kampionatit Evropianit. Ata kishin nevojë për lojtar si unë, e dija se ishin një ekip që do luftonin për kampionati dhe më dhanë mundësi të luaj në Ligë të Kampionëve dhe kjo ka ndikuar në zgjedhjen time”.

“E ardhmja te Juve? Jo, nuk mund të harrojë pesë vitet te Torino, ishin fantastike. Jam tifoz i Toros”, ka thënë Glik. /Telegrafi/