Shqipëria është nikoqir i Polonisë në ndeshjen që zhvillohet sot (e martë) në kuadër të Kualifikimeve të Kupës së Botës.
Të dyja ekipet në konferencë për media kanë shprehur respekt për njëra-tjetrën, duke bërë të ditur se do të kenë kujdes.
Përballja mes të dyja ekipeve fillon në ora 20:45 në stadiumin “Air Albania”, derisa mbrojtësi polak, Kamil Glik ka zbuluar një detaj që mund të jetë i dhimbshëm për skuadrën tonë nga ndeshja e parë.
Ai ka deklaruar se në ballafaqimin e parë, kishte shkaktuar penallti ndaj Rey Manajt dhe gjyqtari e VAR-i, kishin gabuar në vendin e tyre.
“E kam thënë edhe pas ndeshjes në Varshavë, që ishte penallti e pastër, por gjyqtari nuk ndërhyri”.
“Unë nuk i shmangem përgjegjësisë dhe e pranoj që ishte penallti”, ka deklaruar më tej Glik. /Telegrafi/