Këngëtarja e njohur Gjyste Vulaj është që një kohë të gjatë pjesë e estradës shqiptare dhe tashmë artiste shumë e kërkuar në ahengje të ndryshme muzikore.
Derisa këtë vit janë ndaluar dasmat e tubimet e mëdha, ajo ka publikuar listën e koncerteve të viteve të kaluara duke theksuar se sivjet është e lirë, pa para por edhe pa stres.
E njëjta ndau postimin me fansat në InstaStory, ku thekson se shëndeti i njerëzve është më i rëndësishëm.
“Kështu çdo sezon veror por këtë vit e lirë, relaks. Nuk ka para, por as stres. Është në rregull vetëm ta kemi shëndetin për të gjithë juve”, ka thënë ajo.
Përkundër se rreth këtyre ka pasur reagime nga më të ndryshmet, për Gjysten kjo shihet se ka ndikuar pozitivisht pasi po shijon një kohë të mirë me familjen e saj përreth trojeve shqiptare.
Ndërkohë sa i përket projekteve muzikore, Vulaj ka kohë që nuk ka qenë e angazhuar me ndonjë këngë të re. /Telegrafi/