Site icon Telegrafi

Gjyste Vulaj: Nuk më ka prekur askush pos burrit tim

Foto: Gjyste Vulaj/Instagram

Këngëtarja e njohur, Gjyste Vulaj, ka qenë e ftuar së fundmi në “Ftesë në pesë”.

Ajo ka rrëfyer shumëçka nga jeta dhe karriera e saj, duke treguar ndër të tjerash se vazhdon të ruajë një raport të shkëlqyer me bashkëshortin e saj Sokolin, me të cilin ka dy fëmijë.

Këngëtarja nga Mali i Zi tha se ka aq vite që janë bashkë, saqë as nuk ia ka shkuar ndonjëherë në mendje që të ketë lidhje me dikë tjetër.

“Unë e fejuar me të që 16 vjeç, boll e kam pasur. S’më ka shkuar ndërmend, jo të kem një tjetër lidhje, por as të kryej marrëdhënie seksuale me dikë sa për një natë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Kemi akoma jetë intime bashkë, kjo gjë nuk diskutohet, por s’e imagjinoj dot veten me dikë tjetër. Kur i dëgjoj të tjerët të thonë ‘isha me gruan e filanit’, se imagjinoj dot të thonë emrin tim”, tha ajo.

Vulaj përndryshe vazhdon të jetë shumë e angazhuar me prurje të shumta muzikore, si dhe mbrëmje e koncerte gjithandej trevave shqiptare. /Telegrafi/

Exit mobile version