Site icon Telegrafi

Gjysmëfinalet e Kupës së Italisë pritet të zhvillohen në maj

Ndeshjet e shtyra nga fundjava e kaluar duhet të vendosen për këtë fundjavë dhe tani ekziston një ide që gjysmëfinalet për Coppa Italia të zhvillohen në maj.

Futbolli italian është në kaos tash e disa javë, pasi janë shtyrë shumë ndeshje në kampionat dhe kupë, ndërsa ende nuk është konfirmuar asnjë datë e zhvillimit të tyre.

Disa nga to janë edhe dy gjysmëfinalet e Kupës së Italisë: Juventus-Milan dhe Napoli-Inter.

Lexo po ashtu Zyrtare: Shtyhet ndeshja e Kupës së Italisë mes Juventusit dhe Milanit

Sipas gazetës Tuttosport, drejtuesit po diskutojnë për të luajtur gjysmëfinalet në javën e fundit të majit për të vendosur fituesin e këtij sezoni në Coppa Italia.

E gjitha varet nga Napoli, Interi dhe Juventusi të cilët ende garojnë në Evropë dhe kjo vlen edhe për ndeshjen mes Inter-Sampdoria në Serie A.

Lexo po ashtu Zyrtare: Shtyhet gjysmëfinalja e Kupës së Italisë, Napoli-Interi

Në anën tjetër, Calciomercato.com shkruan se Liga po mundohet të gjejë një datë të mundshme për ndeshjen e shtyrë mes Interit dhe Sampdorias.

Akoma varet nga përparimi i Interit në Ligën e Evropës, ku ata do të përballen me Getafen në 1/16-tën këtë muaj. /Telegrafi/

Exit mobile version